Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakalle
çakalle:

çakáll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. copëz dërrase mbi gurin e mullirit, që, duke u përplasur ritmikisht në një gropëz të gurit, rregullon rënien e kokrrave të drithit nga koshi në mokër; trakzë. 2. fig. keq. njeri llafazan.

çakalle:

çakáll/e,-ja f. sh. -e(t).

Sinonime / Të përafërta:
trakzë
Të ngjashme:
çatalle:

çatá/ll,-e, -ja f. sh. -e(t) 1. dru me bigë në majë, furkë. 2. vig druri për të sëmurët a të vdekurit: e prufshin me çatalle! (mallk.) vdektë! 3. pallaskë që i vihet këmbës së thyer.

çakall:

çak/áll,-álli m. sh. -áj(të) dhe -éj(të) 1. zool. kafshë grabitqare, më e vogël se ujku e me qime të kuqërreme, që angullin fort: tufë çakejsh; çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami (fj. u.). 2. fig. keq. njeri gjakpirës; ai që bërtet fort e kërcënon të tjerët.

hamalle:

hamáll/e,-ja f. sh. -e(t) hamullore: hamalle gruri.

shkalle:

shkáll/e,-ja f. sh. -e(t) lak, kllapë etj., që shërben për të hipur diku: shkallet e samarit.