Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakrr
Të ngjashme:
cakërr:

cákërr (i, e) mb. i kthjellët, i kulluar: ujë i cakërr.

cakërr:

cákërr ndajf. bised. 1. drejt; pingul; drejt e me hijeshi: ecën cakërr; dhi e zgjebur, bishtin cakërr (fig.) edhe i pavlerë, edhe fodull. 2. si mb. fig. i zbrazët, bosh; mendjelehtë: e ka kokën cakërr.

çakër:

çák/ër,-ra f. sh. -ra(t) çakël.

çakërr:

çakërr,-e mb., edhe si em., bised. 1. i vëngër; me sy të çelur a të larmë: me sy çakërr. 2. fig. që bën rrëmujë; i prapë: djalë çakërr.

bakër:

bák/ër,-ri m. 1. kim. metal i kuqërremë, i butë, përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe i rrymës elektrike (simboli Cu): bakër blister; tel (enë, monedhë) bakri; ngjyrë bakri; / kripë helmuese që formohet prej këtij metali në enët e pakallajisura. 2. sh. -ra(t) bakëre. 3. fig. keq. gjë pa vlerë: fjalë bakri fjalë të kota.

cacër:

các/ër,-ri m. sh. -ra(t) gribë.