Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakësor
cakësor:

cakësór,-e mb. që ndodhet në cakun e diçkaje, i cakut, skajor.

Sinonime / Të përafërta:
skajor
Të ngjashme:
cakosur:

cakósur (i, e) mb. që është cakosur.

bakëror:

bakërór,-e mb. gjeol. që përmban bakër; / kim. i bakërt: tretësirë bakërore.

capëtor:

capëtór,-i m. sh. -ë(t) çapëtor.

cilësor:

cilësór,-e mb. 1. që lidhet me cilësinë, i cilësisë; nga cilësia: dallime (ndryshime) cilësore. 2. gjuh. përcaktor; cilësues: mbiemër cilësor; fjali cilësore; analizë cilësore (kim.) studimi i përbërjes së një lënde, duke përcaktuar elementet e saj.

gjakësor:

gjakësór,-i m. sh. -ë(t) njeri i etur për gjak e mizor; vrasës e gjakderdhës; gjakatar: gjakësorët fashistë.