Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakë
cakë:

cák/ë,-a f. sh. -a(t) trastë e vogël; qese: caka e bukës; një cakë miell.

Sinonime / Të përafërta:
qese
Të ngjashme:
çakë:

çák/ë,-aI f. sh. -a(t) presa e vijës së ujit: çakat e arës.

çakë:

çák/ë,-aII f. sh. -a(t) këmborë e vogël.

cak:

ca/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. vija që kufizon diçka; pika më e fundit a më e lartë e diçkaje; kufi; skaj: caqet e arës (e fshatit); caku i vrapimit (sport.); caku më i lartë kulmi. 2. fig. kufiri që është caktuar për diçka; afat; pikësynim: caqe të ngushta; caqet kohore; brenda (jashtë) caqeve; pa cak e pa anë; e kaloi cakun; nuk ka cak. 3. vendi ku dikush jeton a punon: njeri pa cak; zuri cak; dera e përtimit, caku i mjerimit (fj. u.). 4. gropë e vogël në lojën e doçes, bice; shenjë si kufi në disa lojëra fëmijësh: zuri cakun. 5. mat. madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.

cajkë:

cájk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. shajak i padërstilur. 2. shami koke e trashë.

cakël:

cák/ël,-la f. sh. -la(t) kapë e vogël të lashtash, misri etj.: cakla gruri.