Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cak
cak:

ca/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. vija që kufizon diçka; pika më e fundit a më e lartë e diçkaje; kufi; skaj: caqet e arës (e fshatit); caku i vrapimit (sport.); caku më i lartë kulmi. 2. fig. kufiri që është caktuar për diçka; afat; pikësynim: caqe të ngushta; caqet kohore; brenda (jashtë) caqeve; pa cak e pa anë; e kaloi cakun; nuk ka cak. 3. vendi ku dikush jeton a punon: njeri pa cak; zuri cak; dera e përtimit, caku i mjerimit (fj. u.). 4. gropë e vogël në lojën e doçes, bice; shenjë si kufi në disa lojëra fëmijësh: zuri cakun. 5. mat. madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.

çak:

çak onomat. jep tingullin e dobët, që del kur goditet diçka.

Sinonime / Të përafërta:
kufi
skaj
afat
pikësynim
bice
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...biri juaj u martua me tri gra, domethënë se mori tre plumba dhe se në dasmën e tij shkuan mjaft krushq e të njohur, dhe këta ishin sorrat dhe korbat, që filluan të hanin dhëndrin. - E tmerrshme! - tha gjenerali. - A nuk ju kam thënë? Jashtë, kënga u tendos gjer në fund, si të donte të airinte një cak të pamundur, pastaj u këput. - Tani po fillojnë përsëri, - tha prifti. - Kur nisin, ata s'dinë të mbarojnë. Ashtu ndodhi vërtet. Në fillim u dëgjua vetëm zëri i lartë, tronditës, i gërmuesit të vjetër, pastaj përsëri nisi t'ia kthente një tjetër dhe, në fund, ata që mbanin ison i hodhën gunën...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cac:

cac kal. dhe jokal., -a, -ur bised. e mësoj të ecë (foshnjën); përkëmb; eci ngadalë e mbahem si fëmijët e vegjël.

caf:

caf,-i m. sh. -a(t) bised. lëvore e hollë, cipë.

cakë:

cák/ë,-a f. sh. -a(t) trastë e vogël; qese: caka e bukës; një cakë miell.

car:

car,-i m. sh. -ë(t) hist. titulli i perandorit ose i mbretit në disa shtete sllave; ai që e mbante këtë titull.