Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cajme
çajme:

çájm/e,-ja f. sh. -e(t) zool. 1. çafkëI: çajme e kuqe. 2. zog këngëtar, i ngjashëm me trumcakun, që ushqehet me kandrra: çajme rrushi zog që ushqehet me larushk.

Sinonime / Të përafërta:
çafkë
Të ngjashme:
cajkë:

cájk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. shajak i padërstilur. 2. shami koke e trashë.

majmë:

májm/ë (i), -e (e) mb. 1. që ka dhjamë: mish i majmë; / që është ushqyer mirë dhe është majmur (zakonisht për kafshë); kund. i dobët: lopë (pulë) e majme; pulë e botës duket më e majme (fj. u.). 2. fig. pjellor; i pasur; kund. i varfër: tokë e majme; shtresat e majme të popullsisë. 3. bised. shumë i madh: rrogë e majme; fitim i majmë.

majmë:

májmë,-t (të) as. 1. të qenët i majmë; majmëri. 2. fig. bised. mirëqenie; e mira; bollëk.

camë:

cám/ë,-a f. sh. -a(t) hamall.

çame:

çam,-e, -ja f. sh. -e(t).