Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cajkë
cajkë:

cájk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. shajak i padërstilur. 2. shami koke e trashë.

Të ngjashme:
fajkë:

fájk/ë,-a f. sh. -a(t) faqja anësore e anijes ose e lundrës.

lajkë:

lájk/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) 1. lëvdatë e gënjeshtërt a e tepruar për dikë për ta marrë me të mirë e për të nxjerrë ndonjë përfitim: i bënte lajka; e mori me lajka e lajkatoi. 2. përkëdhelje, ledhë; ledhatim: ka shumë lajka.

qajkë:

qájk/ë,-a f. sh. -a(t) kunj druri a hekuri që mbërthen zgjedhën me shtizën e parmendës a të qerres.

tajkë:

tájk/ë,-a f., edhe si mb., rrush kokërrmadh e me majë, me cipë të trashë, korith: rrush tajkë.

ajkë:

ájk/ë,-a f. 1. cipë e yndyrshme sipër qumështit; shtresë e hollë sipër gjellës a sipër diçkaje tjetër të lëngshme: kos me ajkë; kafe me ajkë; ajka e baltës. 2. fig. pjesa më e mirë a më e zgjedhur, balli, lulja: ajka e djemve. 3. lyra e leshit të palarë ose e flokëve.