Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës caj
çaj:

çaj,-i m. 1. bot. shkurre me gjethe me erë të këndshme, që thahen për të përgatitur me to një pije; barishte a lule me të cilat përgatitim pije të ngrohtë: çaj mali bimë e vendit tonë, me gjethe në ngjyrë argjendi, me lule të verdha e me erë të këndshme; / pije që përgatitet nga këto bimë dhe nga bimë të tjera mjekësore: çaj rigoni (kamomili, sherbele). 2. pritje para darke, në të cilën të ftuarve u nxjerrin një pije të tillë të ngrohtë dhe ëmbëlsira: janë ftuar për çaj.

çaj:

ça/j kal., -va, -rë 1. e ndaj diçka në copa për së gjati; ndaj më dysh; i hap plasa të thella: çaj dru; çaj arra thyej arra. 2. e pres thellë me një send të mprehtë; i bëj plasa të thella: çau barkun (këmbën); t’i çan duart. 3. edhe fig. e copëtoj a e mbyt me dhëmbë: i çau ujku; me gojë të lan, me dhëmbë të çan (fj. u.). 4. edhe fig., hap një shteg kalimi; jokal. shkoj përpara, dal përtej; iki me shpejtësi: çau borën (pyllin, detin); çanë rrethimin; çau fushës (malit); ka çarë në jetë; çajnë përpara. 5. jokal. veta III më ther fort: më çajnë këmbët.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vjen ndoresh të më ndihmosh në punë. Një djalë, që më ndihmonte gjer tani, doli partizan. Vetëm mos bësh ndonjë lapërdhi, - vazhdoi ai. - Të piu e zeza po mora vesh gjë, të vara te kulmi i pullazit. Kjo ishte marrëveshja jonë. Qysh atëherë ka kaluar një muaj. Unë tani kryej gjithfarë punësh: çaj dru në pyll, pastroj vijën e mullirit, çukis mokrat, ndreq grunarët, mbush e zbraz thasët. Shokët e batalionit dhe familja më dinë, me siguri, të vrarë. Sikur të më shihnin kështu siç jam, mua, ish-ushtarin "e hekurt", të ngjyer e të zbardhur krejt nga mielli, me kete qeleshe në kokë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cac:

cac kal. dhe jokal., -a, -ur bised. e mësoj të ecë (foshnjën); përkëmb; eci ngadalë e mbahem si fëmijët e vegjël.

caf:

caf,-i m. sh. -a(t) bised. lëvore e hollë, cipë.

cak:

ca/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. vija që kufizon diçka; pika më e fundit a më e lartë e diçkaje; kufi; skaj: caqet e arës (e fshatit); caku i vrapimit (sport.); caku më i lartë kulmi. 2. fig. kufiri që është caktuar për diçka; afat; pikësynim: caqe të ngushta; caqet kohore; brenda (jashtë) caqeve; pa cak e pa anë; e kaloi cakun; nuk ka cak. 3. vendi ku dikush jeton a punon: njeri pa cak; zuri cak; dera e përtimit, caku i mjerimit (fj. u.). 4. gropë e vogël në lojën e doçes, bice; shenjë si kufi në disa lojëra fëmijësh: zuri cakun. 5. mat. madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.

car:

car,-i m. sh. -ë(t) hist. titulli i perandorit ose i mbretit në disa shtete sllave; ai që e mbante këtë titull.