Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cagje
çagjë:

çágj/ë,-a f. blozë.

Sinonime / Të përafërta:
blozë
Të ngjashme:
lagje:

lágj/e,-ja f. sh. -e(t) 1. ndarje administrative e një qyteti ose e një fshati; përmb. njerëzit që banojnë në këtë ndarje: lagjja e sipërme (e poshtme). 2. grup; grumbull, tufë: një lagje njerëz; një lagje me zogj. 3. bised. anë, palë: ishte me (në) lagjen tonë.

magje:

mágj/e,-ja f. sh. -e(t) 1. govatë e drunjtë, ku ngjishet brumi për të bërë bukë etj. 2. govatë për të larë rroba; arkë si govatë, që shërben për punë të ndryshme: magje e dërstilës; magje e mullirit dishtë.

çahje:

çáhje mb. që i ndahet tuli nga bërthama; kund. mishje: pjeshkë çahje.

çakje:

çákj/e,-a f. sh. -e(t) aftësia për të bërë një punë; fuqi; fig. guxim, trimëri: është i çakjes.

çarje:

çárj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. e çarë.