Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës caceroj
çaçëroj:

çaçër/ój kal., -ova, -uar e shqetësoj shumë dikë.

Të ngjashme:
cicëroj:

cicër/ój jokal., -óva, -úar 1. nxjerr tinguj të hollë, të dridhur e të këndshëm: cicërojnë zogjtë. 2. fig. flas shpejt, me zë të hollë e të ëmbël: cicërojnë fëmijët.

ciceron:

cicerón,-i m. sh. -ë(t) libr. ai që shoqëron vizitorët në një muze dhe bën shpjegimet e nevojshme.

acaroj:

acar/ój kal., -óva, -úar e bëj më të nderë, e tendos; e keqësoj, e pezmatoj: ma acaroi plagën; i acaruan fjalët.

aderoj:

ader/ój jokal., -óva, -úar libr. bashkohem me një lëvizje politike, bëhem anëtar i një partie etj.

çamëroj:

çamër/ój kal., -óva, -úar grimcoj, thërrmoj: e çamëroi bukën.