Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ca
ca:

ca pacak. bised. 1. disa: ca njerëz; ca kafshë (shpendë); ca mollë; para ca ditësh; ca të nënës, ca të njerkës (fig.) . 2. një pjesë nga diçka; një sasi jo e madhe: ca bukë (mish); ca ujë; ca kohë.

ca:

ca ndajf. në njëfarë mase, jo aq pak; pak, diçka: edhe ca; ca i vështirë; fjeti (pushoi) ca; rri dhe ca; ca më shumë; ca më tutje; ca më vonë; ca nga puna, ca nga vapa; ca nga ca pak nga pak; dalëngadalë; pjesë-pjesë; erdhën njëzet e ca veta; ishte gjashtëdhjetë e ca vjeç.

ca:

ca pj. përdoret për të shprehur njëfarë habie, admirimi a përçmimi ose kur dikush a diçka ngjan me një tjetër: kishte ca dhëmbë të bardhë si rruaza.

Sinonime / Të përafërta:
disa
pak
diçka
dalëngadalë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kalimtarët e shumtë, që shpejtonin në shi. Këtu ka shumë ombrella, mendoi. Ai donte t'i fliste priftit, sepse heshtja e kishte mërzitur, por nuk dinte ç't'i thoshte. Nga krahu i tij pa një kishë, më tutje, një xhami. Nga krahu i priftit ngriheshin pallate të pambaruara, të veshura me skela. Vinçat, me ca drita si sy të kuq, lëviznin nëpër mjegull si përbindësha. Gjenerali i tregoi priftit kishën dhe xhaminë. Por prifti nuk u tregua kureshtar. Kjo do të thotë se është vështirë t'i interesojë gjë tjetër, mendoi gjenerali. Tani sikur ndihej mirë, por s'kishte me kë të bisedonte. Shoqëruesi shqiptar...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...një orë rrugë larg. Kur mbërrita, më thanë të ngjitesha drejt e në sallonin e armëve, ku kryezoti ynë priste zakonisht princat dhe fisnikët e tjerë, që iu binte rruga nëpër trojet e tij. Në sallon ishte konti, një nga shkronjësit e tij, peshkopi ynë, si edhe dy bujtës të panjohur, të veshur me ca setra të ngushta, që ishin në modë kushedi ku. Konti dukej i acaruar. Sytë i kishte të kuq nga pagjumësia, dhe mua m'u kujtua se kohët e fundit ai kishte vajzën e vetme sëmurë. Me siguri, dy të panjohurit ishin mjekë, të ardhur prej kushedi nga. -Nuk merrem dot vesh me ta, - tha ai, porsa hyra...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...të vërtetë mbasi t'ja kenë helmuar jetën me arogancën dhe imoralitetin e tyre. Është edhe një arësye tjetër, shumë e rëndësishme, përse në letërsinë e popujve të vegjël dhe në mjediset mikroborgjeze një pjesë e bashkëkohësve nuk i respektojnë shkrimtarët dhe, jo vetëm se nuk i respektojnë, por, në ca raste, as nuk i durojnë. Sikundër është e njohur, shkrimtarët e talentuar gjithmonë frymëzohen prej jetës dhe botën e imagjinatës së vet shpesh e krijojnë duke u nisur prej çështjeve të rëndësishme jetësore të kohës së tyre. Armatat e personazheve të veprave të tyre në të vërtetë janë sinteza të veseve...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...ishte ulur i vetëm në anën e djathtë të saj. Në pjesën bashkuese të dy anëve të U-së kishte zënë vend sekretari i dytë me një të panjohur. Ç’’ishte kjo thirrje, pa asnjë shpjegim paraprak? Për një gotë ujë a për një kafe, as që bëhej fjalë, por së paku një na fal që të shqetësuam, ose qoftë dhe ca fjalë boshe, nga ato që të gërricnin nervat si “ç'thotë krijimtaria”, mund të mos ia kursenin. Fillimi i një pezmi të mjegullt, nga ata që të ndihmonin së paku të ruaje dinjitetin, siç do të thoshte miku i tij Llukan Herri, e bëri të tendosej te shpinorja. Si të ishte në mendjen e tij, sekretari...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...u kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë kuadrati. « Në krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë shumë veta dhe ca më shumë u plagosën ». Megjithëse maqedonët e fituan më në fund betejën, Filipi e pa se nuk qe në gjendje ta ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori bën të qartë edhe faktin se për cilat toka...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
cac:

cac kal. dhe jokal., -a, -ur bised. e mësoj të ecë (foshnjën); përkëmb; eci ngadalë e mbahem si fëmijët e vegjël.

caf:

caf,-i m. sh. -a(t) bised. lëvore e hollë, cipë.

cak:

ca/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. vija që kufizon diçka; pika më e fundit a më e lartë e diçkaje; kufi; skaj: caqet e arës (e fshatit); caku i vrapimit (sport.); caku më i lartë kulmi. 2. fig. kufiri që është caktuar për diçka; afat; pikësynim: caqe të ngushta; caqet kohore; brenda (jashtë) caqeve; pa cak e pa anë; e kaloi cakun; nuk ka cak. 3. vendi ku dikush jeton a punon: njeri pa cak; zuri cak; dera e përtimit, caku i mjerimit (fj. u.). 4. gropë e vogël në lojën e doçes, bice; shenjë si kufi në disa lojëra fëmijësh: zuri cakun. 5. mat. madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t’i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.