Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cërij
cërij:

cërí/j kal. -va, -rë cërit. / pës. cëríhet v. III.

Të ngjashme:
cërit:

cërítI kal., -a, -ur 1. nxeh, tret a skuq në tigan: cërit vajin (gjalpin, dhjamin). 2. jokal. v. III cërcërit: cërit vaji. 3. jokal. derdhet pak nga pak një lëng.

cërit:

cërítII kal., -a, -ur 1. thumboj; shpoj, nguc: cërit mushkën (kalin). 2. edhe jokal. fig. e pikëlloj, e përvëloj, e djeg: i cëriti zemrën; i cëriti zemra (në zemër). / pës. cërítet v. III.

mërij:

mërí/j kal., -ta, -tur e kam mëri dikë; e fut në mëri; urrej.

cërim:

cërim,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. cërimë.

arrij:

arrí/j jokal., -ta, -tur 1. vij ose shkoj në vendin për ku isha nisur, mbërrij: arrita në shtëpi; arriti i pari (i fundit, vonë); arriti treni. 2. vij deri në një kohë të caktuar; mbush një moshë; v. III vjen një kohë e caktuar, një ngjarje, një dukuri etj.: arriti të tetëdhjetat; mos arrifsh! (mallk.) vdeksh i ri!; arriti pranvera; arritën të korrat; arriti radha ime. 3. edhe kal., zë, prek ose kap dikë a diçka; e mbërrij: e arriti me dorë; e arrita në rrugë; sa të arrijë syri; / fig. barazohem me dikë; përmbush një dëshirë, një detyrë etj., vij te një rezultat i caktuar: e arriti në mësime; as te thembra s’ia arrin është aq larg, sa nuk mund të krahasohet me të; arritën suksese të mëdha. 4. edhe kal., vij deri në një cak, në një shkallë ose në një masë: arriti shumën; arriti kulmin; më arriti uji deri në brez; arritën fiqtë u poqën; arriti deri atje sa…. ; / v. III bised. mjafton, del: arrin e tepron; arrin sa për një fustan; s’arrijnë paratë. 5. edhe fig., mund të bëj diçka, ia dal mbanë, mundem: ia arrij ta kryej vetë; aq i arrin mendja aq mendon; s’më arrin dora (çapi) nuk mundem.