Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cërcallë
cërcallë:

cërcáll/ë,-a f. sh. -a(t) ujitëse lulesh; stërlagës.

Sinonime / Të përafërta:
stërlagës
Të ngjashme:
gërdallë:

gërdáll/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si em., bised. 1. kalë i vjetër dhe i dobët. 2. fig. shar. njeri i gjatë, i dobët e i shëmtuar. 3. fig. diçka e vjetruar dhe e shkatërruar.

përballë:

përbállë ndajf., edhe fig., në vendin përpara dikujt a diçkaje; me fytyrën në drejtim të dikujt a të diçkaje: i qëndroi përballë.

përrallë:

përráll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lloj i krijimtarisë gojore popullore si tregim, zakonisht me përmbajtje fantastike e me personazhe të trilluar nga bota e njerëzve, e kafshëve dhe e forcave të mbinatyrshme; rrëfenjë; tregim i shkurtër i shkruar në këtë frymë: përralla me kafshë; në botën e përrallave; duket si në përrallë; tregon (shkruan) përralla. 2. kryes. sh. bised. fjalë a premtime të kota; gënjeshtra, gjepura: përralla me mbret (tall.); na shet përralla (keq.).

vërdallë:

vërdállë ndajf. rreth e rrotull; sa andej këtej: vinte (shkonte) vërdallë.

përballë:

përbállë parafj. (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër tregon: 1. se dikush a diçka gjendet ose lëviz kundrejt një qenieje a një sendi (me kuptimin “përkundrejt”, “me fytyrë nga...”, “në drejtim të..., drejt...”): gjendet përballë shkollës; vinin përballë nesh. 2. edhe fig., se dikush a diçka del përpara si vështirësi (me kuptimin “kundër”): qëndresa përballë rrezikut; u ndodh përballë një të papriture.