Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cër
cër:

cër,-i m. onomat. bised. pisku i vapës, zheg.

Sinonime / Të përafërta:
zheg
Të ngjashme:
car:

car,-i m. sh. -ë(t) hist. titulli i perandorit ose i mbretit në disa shtete sllave; ai që e mbante këtë titull.

cërr:

cërr,-i m. sh. -e(t) zool. çerr.

cërr:

cërr,-e mb., edhe si em., i hirtë, çil.

për:

për parafj. (r. rr.) së bashku me një emër a me një përemër tregon: 1. qëllimin e një veprimi ose përse shërben diçka, frymorin ose sendin në dobi a në dëm të të cilit bëhet diçka, objektin a cilësinë e një veprim, shkakun e diçkaje, mënyrën si bëhet a si paraqitet diçka etj.: lufta për çlirim; erdhën për urim; misër për farë; dashuria për prindërit; prirja për muzikë; goditje për vdekje; punë për merak; s’e ka për gjë; e shkarkuan për pakujdesi në detyrë. 2. njeriun në marrëdhënie të caktuara me dikë, pozitën a shkallën e dikujt (me kuptimin “si”), njeriun, organin shtetëror etj. në vend të të cilit vepron dikush (me kuptimin “në vend të...”): e zgjodhën për kryetar; punon për vëllamë. 3. (së bashku edhe me një mbiemër a me një ndajfolje) kufizimin e një tipari, të një veprimi a të një rrethane etj. (me kuptimin “nga”, “për sa i takon”); diçka ndryshe nga ajo që pritej etj.: i dalluar për guxim; ishte i aftë për punë; për të punuar punon; shumë i gjatë për moshën që ka; për i bukur s’ke ç’i thua; mos ma merr për keq; për sot mjafton. 4. sendin me të cilin ndeshemi (me kuptimin “pas, te”), sendin a njeriun me të cilin afrohemi: u përplas për muri; e kapi për dore (për veshi); shkonin krah për krah. 5. frymorin a sendin që merret gabimisht për një tjetër (me kuptimin “si, në vend të...”) ose sendin me të cilin këmbehet diçka: e mori bakrin për flori; i dha misër për grurë. 6. kohën sa zgjat diçka ose pas së cilës do të bëhet diçka (me kuptimin “pas”): qëndruan për vite me radhë; për dy ditë do të kthehet. 7. vendin, drejt të cilit ose nëpër të cilin lëviz dikush a diçka: u nis për Durrës; mori rrugën për në kombinat. 8. përdoret në togje që përbëhen nga përsëritja e një fjale ose nga dy fjalë të afërta për të treguar kohë, vend, mënyrë etj.: ditë për ditë; shtëpi për shtëpi në çdo shtëpi; dhëmbë për dhëmbë; ditën për diell. 9. së bashku me një numëror përdoret për të dhënë veprime aritmetike, mënyrë renditjeje etj.: e shumëzoi për katër; u radhitën për dy. 10. si ndajf. në anën e dikujt a të diçkaje, pro; kund. kundër: votuan për 56% dhe kundër 44%.

për:

për- fjalëform. parashtesë për të formuar fjalë me kuptim përforcues (p.sh. i përafërt; përforcoj, përdredh; përbrenda etj.), me kuptimin e fillimit të veprimit (p.sh. përshenjet, përskuqet etj.), ose me kuptimin e veprimit (p.sh. përbalt, përbuz, përdor, përkrah, përshëndet etj.)