Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cëpëz
cëpëz:

cëpëz,-a f. sh. -a(t) zool. zog i murrmë në të hirtë, i ngjashëm me mëllenjën, që rri nëpër moçale e plehërishte.

Të ngjashme:
cipëz:

cípëz,-a f. sh. -a(t) cipë e vogël; membranë.

çapëz:

çápëz,-a f. sh. -a(t) bot. barishte shumëvjeçare zbukuruese, me gjethe vezake e me lule të vogla.

cipëzi:

cipë/zí,-zézë mb., edhe si em., lëkurëzi.

hënëz:

hënëz,-a f. 1. zvog. e përk. i hënë. 2. sh. -a(t) zool. peshk i madh me trup të shtypur, që jeton në thellësi të detit. 3. diçka në trajtë të lakuar a si hënë e ngrënë: hënëza e makinës qepëse. 4. fig. mospërf. ai që vepron verbërisht, si i thonë të tjerët; hija e dikujt.

kapëz:

kápëz,-a f. sh. -a(t) 1. dorezë thike, shpate etj. 2. dorëz gruri, misri etj. 3. biberon për t’u dhënë fëmijëve të pinë diçka.