Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bythe
bythë:

býth/ë,-a f. sh. -ë(t) bised. 1. anat. pjesa e prapme e trupit të frymorëve me organin e jashtëqitjes e mollaqet; të ndenjurat, prapanica. 2. fundi i jashtëm i një ene; pjesa e poshtme e një druri etj., rrëzë, fund: bytha e kusisë; në bythë të fikut.

bythë:

býth/ë,-a parafj. (r. rr.) rrëzë: bythë mullarit.

Të ngjashme:
bythçe:

býthç/e,-ja f. sh. -e(t) pjesa e poshtme e bimëve, fundçe: bythçe duhani (misri).

bythec:

bythéc,-i m. sh. -ë(t) etnogr. njeriu të cilin e merr me vete një i ftuar në dasmë.

bathë:

báth/ë,-a f. sh. -ë(t) bot. 1. bimë barishtore, me kërcell të gjatë e me lule të bardha, që mbillet edhe për bishtajat e kokrrat e saj, të cilat gatuhen gjellë: bathë të njoma (të thata). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të tilla: bathë deti çiçibanoz; bathë e egër barishte e egër malore, e helmët.

bythëz:

býthëz,-a f. sh. -a(t) 1. thela e bishtit. 2. shtytkë leshi.