Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës byro
byro:

byró,-ja f. sh. -(të) grup njerëzish të zgjedhur në krye të një komiteti, të një organizate, të një sipërmarrjeje a institucioni etj.: anëtar byroje; byro teknike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sikundër edhe izolimi shkencor, është disi i pamundshëm dhe, në qoftë se do të ishte i mundshëm, atëherë do të ishte i rrezikshëm. Kombet e Bashkuara sot janë duke u pëpjekur të formojnë një byro informative, që do t'ju dërgonte informatat shkencore të gjitha vendeve, në mënyrë që të mos derdhen shpenzime të panevojshme rreth hulumtimeve dhe zbulimeve të bëra në ndonjë vend tjetër. Mund të besojmë se një byro e tillë artistike do të ishte e panevojshme por, në qoftë se izolimi shkencor do të ishte katastrofal për ardhmërinë e një populli, është e sigurtë se edhe izolimi letrar dhe kulturor do të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
byr:

byr,-i m. sh. -ë(t) zool. urith.

byr:

byr kal., -a, -ur krahin. ia dal mbanë një pune.

afro:

áfro pj. afërsisht, afër: afro pesë kile.

balo:

baló,-ja f. sh. -(t) 1. qen a ka balash; / bised. çubardh. 2. fig. njeri me damkë.

bari:

barí,-uI m. sh. -nj(të) 1. ai që ruan e kullot bagëtinë, çoban: bari lopësh (dhensh); fyelli i bariut; kërraba e bariut; gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi (fj. u.) përgatitu mirë para se të nisësh një punë; mbeti si bariu pa bagëti mbeti i shkëputur nga njerëzit që drejtonte; bariu i mirë e ruan vetë vathën (fj. u.). 2. fet. prifti i krishterë si udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve.