Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bylyk
bylyk:

bylýk,-u m. sh. -ë(t) 1. hist. njësi ushtarake në Perandorinë Osmane prej 100-250 vetash. 2. vjet. turmë njerëzish, tufë kafshësh a grup sendesh.

Të ngjashme:
qylyk:

qylýk,-u m. sh. -ë(t) kazmë me teh të gjerë.

balok:

balók,-e mb., edhe si em., i balë.

belik:

belík,-e mb., edhe si em., vjet. shtetëror: tokë belike; mall belik (fig.) mall pa zot.

bllok:

bllo/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. copë e madhe e një lënde të fortë, zakonisht me forma të rregullta: bllok mermeri (akulli, betoni); si bllok graniti (fig.) i bashkuar fort e i pamposhtur; / lloj tulle e madhe prej betoni me hapësirë brenda: mur me blloqe. 2. gyp shumë i gjerë e i shkurtër prej betoni, që përdoret për të veshur puset e ujit: pus me blloqe. 3. grup ndërtesash që përbëjnë një tërësi më vete; pjesë e një lagjeje; banorët e saj: bllok banesash (dyqanesh); blloku 15; / ngastër e madhe toke me pemë: bllok fiqsh (ullinjsh). 4. bashkim shtetesh, organizatash etj. për veprime të njëjta: bllok ushtarak. 5. fletore e trashë a fletë dokumentesh të lidhura bashkë, që mund të shkëputen. 6. tek. tërësia e pjesëve të një mekanizmi, të lidhura së bashku: blloku i timonit. 7. sport. pengesë me duar në volejboll, për të mos lejuar kalimin e topit mbi rrjetë.

bylme:

býlm/e,-ja f. sh. -e(t) ndërt. ndërmjetëz.