Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës byk
byk:

byk,-u m. sh. -ra(t) 1. kashtë e copëtuar gruri, orizi etj., që del nga shirja; / tallash i imët sharre. 2. fig. njeri a send pa asnjë vlerë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...briri dreri. Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës. Në këtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të drithërave. Këtë e tregojnë farërat e karbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo në muret e banesave të lyera me baltë të përzier me byk drithërash, siç i gjejmë në vendbanimet më të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.). Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të ndryshme të kulturës, janë zbuluar me shumicë dhe kocka bagëtish të imëta dhe të trasha, që tregojnë se krahas bujqësisë banorët neolitikë merreshin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
byc:

byc,-i m. sh. -a(t) mjek. elbth.

byr:

byr,-i m. sh. -ë(t) zool. urith.

byr:

byr kal., -a, -ur krahin. ia dal mbanë një pune.

myk:

my/k,-ku m. sh. -qe(t) dhe -këra(t) 1. shtresë kërpudhash a mikroorganizmash që zënë sendet nga lagështia ose rrobat kur qëndrojnë të mbyllura; ndryshk: mban erë myk. 2. spec. sëmundje kërpudhore: myku i zi (i bardhë); myku i agrumeve; / mjek. mykth. 3. fig. diçka e vjetruar, që pengon ose që dëmton zhvillimin; ndryshk.

myk:

myk kal., -a, -ur 1. bëj që të zërë myk; ndryshk: lagështia i myku rrobat. 2. fig. bëj që të mbetet në një vend dhe të humbasë gjallërinë a freskinë: plogështia të myk.