Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buzuk
buzuk:

buzúk,-u m. sh. -ë(t) muz. vegël me tela, me kasë të madhe.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës dhe shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t'ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë, ekliziastiku Gjon Buzuku, që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe, "Mesharin". Ismail Kadareja murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i "shqiptarisë". e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378. Perandoria osmane i shtrëngon në mengenenë e vet principatat shqiptare. Kadareja...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
buçuk:

buçúk,-u m. sh. -ë(t) brokë drithi.

buzak:

buzák,-u m. sh. -ë(t) gjym druri për ujë.

bazik:

bazík,-e mb. kim. që përmban baza; që ka vetitë e bazës: kripë bazike; tokë bazike.

bazukë:

bazúk/ë,-a f. sh. -a(t) usht. armë zjarri kundërtanke, me një grykë të gjerë, që ushtari e mbështet në sup.

bucak:

bucák,-u m. sh. -ë(t) 1. bucelë e vogël me lëfyt. 2. si mb., edhe si em., i trashë e i shkurtër: burrë bucak.