Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buzo
buzo:

búzo,-ja f. sh. -(t) keq. buzaç.

Sinonime / Të përafërta:
buzaç
Të ngjashme:
buzë:

búz/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dy pjesët e jashtme të tulta e të lëvizshme të gojës: buza e sipërme (e poshtme); buzë të holla; me buzë në gaz; cepi i buzëve; të kuq buzësh; mblodhi (shtrembëroi) buzët (edhe fig.); kafshoi buzën; lëpiu (fshiu) buzët; e puthi në buzë; vë buzën në gaz buzëqesh; i qeshi buza (edhe fig.). 2. skaji i një sendi, zgrip, anë; vijë, kufi; breg: në buzë të greminës; buza e gotës (e tryezës); buza e rrugës (e arës); në buzë të detit (të liqenit); e mbushi buzë më buzë. 3. fillimi i një kohe a i një ngjarjeje, prag: në buzë të mbrëmjes (të dimrit, të pleqërisë). 4. edhe sh. -a(t) shkëmb i thepisur; humnerë: ra nga buza. 5. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në fusha të ndryshme: buzë lepuri (mjek.) buzëlepur; buzë nuseje (bot.) gjembaç me lule të verdha.

buzm:

buzm,-i m. sh. -e(t) kërcu i madh; / etnogr. kërcu i trashë, që vihet në zjarr natën e krishtlindjeve: nata e buzmit.

buzoç:

buzóç,-i m. sh. -ë(t) zool. vijosh.

buzor:

buzór,-e mb., edhe si em. f., gjuh. që shqiptohet me pjesëmarrjen e buzëve (për tingujt): bashkëtingëllore buzore.

buzë:

búz/ë,-a parafj. (r. rr.) 1. pranë, anës: buzë detit (lumit, Vjosës); buzë arës (kufirit). 2. në prag, në fillim: buzë dimrit.