Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buzje
buzje:

búzje mb., edhe si em. f., me buzë të gjera, e thellë (për tepsi).

Të ngjashme:
bukje:

búkj/e,-a f. sh. -e(t) kashtë frytje, fryzë.

bukje:

búkj-e mb. i mbushur; me tul: qershi bukje; kashtë bukje fryzë.

mbuzje:

mbúzj/e,-a f. veprimi dhe gjendja sipas foljeve.

bujë:

búj/ë,-a f. 1. jehonë e madhe e një ngjarjeje a e një lajmi; / keq. zhurmë e fryrë për t’u dukur ose për t’i rritur vlerën dikujt a diçkaje: punon pa bujë; bëri bujë (diçka); e bëri bujë e fryu dhe e zmadhoi diçka. 2. buçimë.

buzë:

búz/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dy pjesët e jashtme të tulta e të lëvizshme të gojës: buza e sipërme (e poshtme); buzë të holla; me buzë në gaz; cepi i buzëve; të kuq buzësh; mblodhi (shtrembëroi) buzët (edhe fig.); kafshoi buzën; lëpiu (fshiu) buzët; e puthi në buzë; vë buzën në gaz buzëqesh; i qeshi buza (edhe fig.). 2. skaji i një sendi, zgrip, anë; vijë, kufi; breg: në buzë të greminës; buza e gotës (e tryezës); buza e rrugës (e arës); në buzë të detit (të liqenit); e mbushi buzë më buzë. 3. fillimi i një kohe a i një ngjarjeje, prag: në buzë të mbrëmjes (të dimrit, të pleqërisë). 4. edhe sh. -a(t) shkëmb i thepisur; humnerë: ra nga buza. 5. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në fusha të ndryshme: buzë lepuri (mjek.) buzëlepur; buzë nuseje (bot.) gjembaç me lule të verdha.