Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buzeqesh
buzëqesh:

buzëqésh jokal., -a, -ur 1. vë buzën në gaz, nënqesh. 2. v. III fig. vjen a shfaqet diçka e gëzueshme, e këndshme e shpresëdhënëse: buzëqesh deti (agimi, pranvera); më buzëqeshi fati.

Sinonime / Të përafërta:
nënqesh
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...nxirrja e t'i dorëzoja. Le të prehet, i gjori, në vend të tij, thashë me vete. - Mos gjetët në trupin e tij një medaljon? - Medalje? - pyeti mullisi i habitur. - S’qe ai për medalje, o bir. Për punë të thante, por për luftë s'besoj se ia thoshte. - Jo, xhaxho, jo medalje, - e ndërpreu, duke buzëqeshur, specialisti, - medaljon. Një si pare të rrumbullakët me fytyrën e Shën Mërisë. Fshatari ngriti supet. - Jo, nuk gjeta gjë. Eshtrat i mblodha një nga një, por gjë tjetër s'gjeta. - Ju keni vepruar mirë, - tha prifti. - Ju keni kryer detyrën e një të krishteri. - E kush do ta bënte tjetër...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...dy format e disponimit: harenë e gëzimin rinor, por edhe dhembjen e lehtë që në këtë mes është njëfarë peshe intelektuale e vargjeve të tij. Për poezinë e Adem Zejnullahut mund të thuhet ashtu siç thotë ai pak naivisht për zemrën njerëzore në vjershën e disponimit romantik me titull Zemra: Herë buzëqesh si lulja e majit Herë rënkon në jone të vajit. Ngazëllimin rinor dhe optimizmin jetësor ai e ka motivuar nëpër pjesën më të madhe të vjershave të kësaj përmbledhje me ndryshimet e shquara pozitive që janë bërë në jetën e popullit të tij. Duke qenë vargje të një rilindje jetësore është e kuptueshme...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bulëvesh:

bulëvésh,-i m. bulë në veshin e rrushit; veshul: këput një bulëvesh.

buzëqeshje:

buzëqéshj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. gjendja e pamja e buzëve a e fytyrës kur buzëqeshim: buzëqeshje e ëmbël.

buzëqeshur:

buzëqéshur mb. 1. që buzëqesh, i qeshur. 2. si ndajf. me buzë në gaz; me dashamirësi.