Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buzebardhe
buzëbardhë:

buzëbárdhë mb. me buzë të bardha (për kafshë).

Të ngjashme:
bukëbardhë:

bukëbárdhë mb. 1. që e ka bukën, thelbin, tulin etj. të bardhë: bajame bukëbardhë. 2. fig. mikpritës; zemërbardhë.

borëbardhë:

borëbárdh/ë,-a f. sh. -a(t) mit. figurë e përrallave popullore, e përfytyruar si vajzë prej bore.

botëbardhë:

botëbárdh/ë,-a f. botë e bardhë.

gunëbardhë:

gunëbárdhë mb., edhe si em., me gunë të bardhë; kund. gunëzi.

lulëbardhë:

lulëbárdh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. barishte e egër, me gjethe të vogla heshtore, me lule të bardha në vjollcë, që rritet zakonisht në arat e mbjella me drithëra. 2. bot. lloj lakre e ëmbël, me gjethe të mbledhura dhe me lule të bardha. 3. mjek. sëmundje e rëndë, me puçrra të vogla në trup, të cilat ënjten e mbushen me qelb dhe japin dhembje të mëdha: i ra lulëbardha; kaloi lulëbardhën.