Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buz
Të ngjashme:
bëz:

bëz,-i m. sh. -e(t) 1. kodër e vogël rëre në breg të detit. 2. copë toke me bimësi të dendur ose grumbull kashturinash në kënetë. 3. plis i madh dheu.

biz:

biz ndajf. mënyrë loje me dy a më shumë veta, duke goditur me pëllëmbë fshehurazi njërin që ka nxjerrë dorën prapa nën sqetull.

bruz:

bruz,-i m. gur i çmuar e i fortë, me ngjyrë të kaltër në të gjelbër.

buç:

buç,-i m. sh. -a(t) 1. zool. bubajkë. 2. bised. gjarpër: të ngrëntë buçi!

buç:

buç,-e mb., edhe si em., buçkan.

buf:

buf,-i m. sh. -ë(t) dhe -ër(it) 1. zool. shpend grabitqar, me sqep të shkurtër e me sy të mëdhenj, që del e këndon natën: buf kënete; rri si buf. 2. fig. keq. njeri i paqethur e i pakrehur; / njeri i plogët e i trashë nga mendja.