Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buzëvarur
buzëvarur:

buzëvárur mb. 1. i mërzitur e i pakënaqur. 2. si ndajf. pa dëshirë, me mërzi; me të keq.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dyshonte për gjithçka. Por mbrëmja e fundit ishte një mbrëmje e pazakontë dhe gjenerali nuk e kishte mendjen tek ato që thoshte prifti. - Tani mjaft, - e ndërpreu priftin për të tretën herë. - Mjaft më me këto! Tani duam pak pushim. Dhe pakëz dëfrim... Apo jo? Prifti nuk u përgjigj. Rrinte buzëvarur dhe dukej se nuk do ta hapte më gojën. - Sonte është një natë e bukur. Pak muzikë, pak konjak... - E ku të shkosh? - foli, më në fund, tjetri. - Këtu s'ka asnjë lokal përveç klubit të kooperativës. Ju i dini si janë klubet. Por gjenerali nuk e dëgjoi gjer në fund. Ai tha diçka, që e la pa mend...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
buzëvrer:

buzëvrér mb. buzëhelm.