Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buzël
buzël:

búz/ël,-la f. sh. -la(t) prerje si buzë brenda disa luleve, e varur dhe me shpor.

Të ngjashme:
buzel:

buzél,-e mb., edhe si em. 1. keq. buzaç. 2. me shenjë në buzë (për kafshët).

bukël:

búk/ël,-laI f. sh. -la(t) zool. kafshë e vogël dhe e shkathët mishngrënëse e familjes së kunadhes, e murrme sipër e me bark të bardhë; nuselalë.

bukël:

búk/ël,-laII f. sh. -la(t) tufë flokësh e dredhur.

bukël:

búk/ël,-laIII f. sh. -la(t) bot. kërpudhë e kuqërreme dhe e ëmbël.

buzëz:

búzëz,-a f. sh. -a(t) 1. veter. sëmundje e bagëtive të imëta, që shfaqet me puçrra në buzë. 2. hundëz prej litari.