Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buzë
buzë:

búz/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dy pjesët e jashtme të tulta e të lëvizshme të gojës: buza e sipërme (e poshtme); buzë të holla; me buzë në gaz; cepi i buzëve; të kuq buzësh; mblodhi (shtrembëroi) buzët (edhe fig.); kafshoi buzën; lëpiu (fshiu) buzët; e puthi në buzë; vë buzën në gaz buzëqesh; i qeshi buza (edhe fig.). 2. skaji i një sendi, zgrip, anë; vijë, kufi; breg: në buzë të greminës; buza e gotës (e tryezës); buza e rrugës (e arës); në buzë të detit (të liqenit); e mbushi buzë më buzë. 3. fillimi i një kohe a i një ngjarjeje, prag: në buzë të mbrëmjes (të dimrit, të pleqërisë). 4. edhe sh. -a(t) shkëmb i thepisur; humnerë: ra nga buza. 5. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në fusha të ndryshme: buzë lepuri (mjek.) buzëlepur; buzë nuseje (bot.) gjembaç me lule të verdha.

buzë:

búz/ë,-a parafj. (r. rr.) 1. pranë, anës: buzë detit (lumit, Vjosës); buzë arës (kufirit). 2. në prag, në fillim: buzë dimrit.

Sinonime / Të përafërta:
anë
vijë
kufi
breg
prag
humnerë
pranë
anës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të rëndësishme, dhe tjetri, i kundërt, kur shkon, si për të shpëtuar nga të vdekurit e vet, në një dasmë fshatare (çka na ka dhënë një nga skenat më të habitshme të këtij romani). Me përjashtim të këtyre dy shtysave instinktive, gjenerali e zotëron veten e vet, aq sa mund ta bëjë këtë një njeri buzë greminës, në atë masë sa këta të vdekur, të gjetur me vështirësi njëri pas tjetrit, do të kthehen në shenja absolute të dështimit të tij. Gjetja gjeniale e Kadaresë është imponimi i një vazhdimësie të dukshme midis kësaj lufte, të zhvilluar para njëzet vjetësh, dhe kësaj paqeje, e cila, me gjithë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.. Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... kolegëve, grave dhe burrave dhe të gjithë ata ndjejnë simpati ndaj shakave të tij të sinqerta dhe padjallëzore. Atë prirjen e tij prej humoristi dhe atë optimizmin jetësor, Rifat Kukaj i ka sjellë edhe në letërsinë tonë në kohën kur numri i shkrimtarëve që ishin të disponuar ta shikonin jetën me buzë në gaz ishte tejet i vogël në Kosovë. Është plotësisht e natyrshme që një krijues me natyrë të tillë t'ia fillojë më së pari të mirret me shkrime për më të vegjlit. Fëmijët kërkojnë një letërsi argëtuese dhe edukative; ata duan mendime të lehta dhe të qarta, ndjenja të kthjellta dhe optimiste. Duke...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
buzm:

buzm,-i m. sh. -e(t) kërcu i madh; / etnogr. kërcu i trashë, që vihet në zjarr natën e krishtlindjeve: nata e buzmit.

buzo:

búzo,-ja f. sh. -(t) keq. buzaç.

bazë:

báz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesa e poshtme e një trupi, mbi të cilën ky mbështetet diku. 2. gjeom. brinja e një figure ose sipërfaqja e një trupi, mbi të cilën ngrihet pingul lartësia: baza e trekëndëshit (e piramidës). 3. parim themelor a tërësi parimesh ku mbështetet një shkencë etj.; njohuritë themelore të një fushe të dijes: bazat e astronomisë; hodhi bazat e kimisë; arsyetim pa baza; flet pa baza; në bazë të … (mbi bazën e …) duke u mbështetur në …, sipas …4. tërësia e sendeve dhe e kushteve të domosdoshme për një veprimtari; qendër me mjetet e nevojshme për një punë: bazë teknike (mësimore); bazë detare (ajrore, bërthamore) (usht.). 5. ek. tërësia e marrëdhënieve në prodhim, që i përgjigjen shkallës së zhvillimit të forcave prodhuese të shoqërisë në një periudhë historike: baza ekonomike; baza dhe superstruktura. 6. organet më të ulëta të administratës, ndërmarrjet a institucionet vartëse, rrethet etj. kundrejt organeve drejtuese të qendrës: punonjësit e bazës; zbres në bazë. 7. vend strehimi i përkohshëm: bazë ilegale. 8. diçka që merret si pikënisje, si masë etj.; pjesa kryesore e diçkaje: bazë e një sistemi numërimi. 9. kim. bashkim kimik, që me acide jep kripëra dhe ujë. 10. si mb. kryesor, themelor: tekst bazë; parime bazë; rroga bazë.

bizë:

bíz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fëndyell me majë më të shkurtër e të drejtë; / lojë fëmijësh me këtë vegël, që e hedhin përpjetë për të rënë në tokë e ngulur. 2. grep për të qëndisur.