Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buvesh
buvesh:

buvésh,-e mb., edhe si em., i trashë nga mendja, buf.

Sinonime / Të përafërta:
buf
Të ngjashme:
bulëvesh:

bulëvésh,-i m. bulë në veshin e rrushit; veshul: këput një bulëvesh.

pulvesh:

pulvésh,-i m. sh. -ë(t) bulëvesh: pulvesh rrushi.

zhvesh:

zhvesh kal., -a, -ur 1. heq një rrobë nga trupi; e lë lakuriq dikë; kund. vesh: e zhveshi këmishën; e zhveshi fëmijën; / i heq pajisjet, orenditë etj: e zhveshi shtëpinë. 2. i heq lëvoren; i rrjep lëkurën; zbuloj; i heq gjethet një peme; krasit; rralloj: zhvesh orizin; zhvesh telin. 3. nxjerr nga milli a nga këllëfi e bëhem gati të ndeshem a të luftoj: zhvesh shpatën (thikën). 4. edhe fig., bised. shkarkoj nga një detyrë; liroj: e zhveshën nga ushtria. 5. marr me forcë, vjedh, plaçkit: e zhveshën hajdutët.

bush:

bush,-iI m. sh. -e(t) bot. shkurre a dru me lëndë të fortë e të verdhë dhe me gjethe përherë të blerta: lugë (çibuk) bushi.

bush:

bush,-iII m. sh. -énj(të) mit. qenie e përfytyruar si kafshë, që jeton në këneta e ndjell shi.