Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës butoj
butoj:

but/ój kal., -óva, -úar e bymej një enë druri duke e vënë në ujë a duke e mbushur me ujë: butoj vozën (që të mos rrjedhë).

Të ngjashme:
batoj:

bat/ój kal., -óva, -úar 1. anoj. 2. përmbys.

botoj:

bot/ój kal., -óva, -úar shtyp një libër, një gazetë etj. për ta përhapur; bëj të njohur botërisht duke e shtypur e duke e përhapur; nxjerr: botoi një studim (një roman, një fjalor); botoi një dokument. / pës. botóhet v. III.

bukoj:

buk/ój kal., -óva, -úar 1. i jap dikujt të hajë, ushqej; / jokal. ha bukë. 2. fig. shkoj mirë me dikë.

buton:

butón,-i m. sh. -ë(t) 1. sumbull metali, plastike etj. në aparate a mekanizma, që shtypet me gisht për t’i vënë në punë: butoni i aparatit fotografik (i televizorit); si me buton vetvetiu, pa asnjë punë a pa mundim. 2. kopsë.

hutoj:

hut/ój kal., -óva, -úar e bëj dikë të humbasë mendjen a të mos përqendrohet dot; ia marr mendtë; e trullos; e shastis.