Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës butine
butinë:

butín/ë,-a f. sh. -a(t) bot. gjini drurësh a shkurresh zbukuruese, që bëjnë kokrra të kuqe a të zeza: butina e kuqe butinë me lule të kuqërreme; butina fletëlarë butinë me gjethe përherë të blerta.

Të ngjashme:
botinë:

botín/ë,-a f. sh. -a(t) vend me botë; moçalishte.

bujtinë:

bujtín/ë,-a f. sh. -a(t) hotel i vogël a fjetore.

rutinë:

rutín/ë,-a f. libr ndjekja e vazhdueshme e po asaj rruge pa asnjë ndryshim; puna e përditshme, zakonisht e mërzitshme, pa asnjë ndryshim: bie në rutinë.

buding:

budíng,-u m. sh. -ë(t) gjell. ëmbëlsirë si krem, që gatuhet me niseshte, me qumësht, me sheqer, me kakao etj.

muline:

muliné,-ja f. sh. -(të) fije mëndafshi a pambuku, që përdoren për të qëndisur; lëmsh me fije të tilla.