Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buthtoj
buthtoj:

butht/ój kal., -óva, -úar 1. jokal. v. III bulëzon, mugullon; sapo nxjerr krye, del: buthtojnë gjethet. 2. nxjerr në shesh, zbuloj.

Sinonime / Të përafërta:
mugullon
zbuloj
Të ngjashme:
bishtoj:

bishtój,-i m. sh. -a(t) keq. bishtnues.

butësoj:

butës/ój kal., -óva, -úar zbut.

kushtoj:

kusht/ój kal., -óva, -úar (me trajtë të shkurtër përemërore) 1. vë ose jap gjithçka në shërbim të dikujt a të diçkaje; tregoj kujdes të madh për dikë a për diçka; përkushtoj; flijoj: gjithë jetën ia kushtoi atdheut (shkencës). 2. hartoj a bëj një vepër në kujtim të dikujt ose në shenjë dashurie a nderimi, duke vënë mbi të një shkrim të shkurtër për këtë gjë: ia kushtoj nënës (mësuesit, bashkëshortes).

pushtoj:

pusht/ój kal., -óva, -úar 1. fut ushtrinë në një vend dhe zë tokat e tij; i rrëmbej lirinë dhe pavarësinë një vendi; zë me forcë një vend; kund. çliroj: pushtuan vendin (qytetin). 2. arrij në një vend të vështirë a ngjitem në një vend të lartë dhe e shkel atë: alpinistët pushtuan majën; / edhe fig. shtie në dorë diçka, zotëroj: pushtuan tregje të reja; kanë pushtuar majat e shkencës. 3. përfshij dikë a diçka me të dy krahët; përqafoj: e pushtoi të birin me mall; pushtoi shtyllën (trungun e pemës). 4. fig. arrij ta kap me një vështrim: e pushtoi me sy gjithë klasën; / v. III vjen e përhapet, e mbulon a e përfshin të gjithë; pllakos: e pushtoi flaka; vendin e pushtoi errësira; heshtja pushtoi sallën; / më kap tërësisht një ndjenjë, një mendim a një gjendje; më bën për vete: më pushtoi gjumi (vaji, gazi); më pushtoi gëzimi (mërzia, malli, zemërimi, frika); e pushtuan mendime të zymta; më pushtoi një dëshirë e zjarrtë; pushtoi zemrat (mendjet) e njerëzve.

buthtim:

buthtím,-i m. veprimi sipas foljeve.