Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës butesoj
butësoj:

butës/ój kal., -óva, -úar zbut.

Të ngjashme:
futësoj:

futës/ój jokal. -óva, -úar bised. bëj vjedhje të vogla.

buthtoj:

butht/ój kal., -óva, -úar 1. jokal. v. III bulëzon, mugullon; sapo nxjerr krye, del: buthtojnë gjethet. 2. nxjerr në shesh, zbuloj.

besoj:

bes/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar 1. kam besim te dikush a për diçka; i zë besë; mendoj, kujtoj: i besoj fjalës së tij; beso e kontrollo!; besoj se po; s’u besova syve (veshëve) u habita shumë kur e pashë (kur e dëgjova); nuk i beson as këmishës së vet; / i ngarkoj dikujt një punë me bindjen se do ta kryejë; i tregoj një të fshehtë, i bindur se do ta ruajë: i besuan detyrën e drejtuesit; i besoi fëmijët. 2. kam pranuar një fe, jam fetar.

butoj:

but/ój kal., -óva, -úar e bymej një enë druri duke e vënë në ujë a duke e mbushur me ujë: butoj vozën (që të mos rrjedhë).

aftësoj:

aftës/ój kal., -óva, -úar e bëj të aftë a më të aftë.