Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës butesi
butësi:

butësí,-a f., edhe fig., të qenët i butë; kund. ashpërsi; fortësi; vrazhdësi: sillet me butësi.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... ndoshta, atyre ëndërrave dhe halucinacioneve të shpeshta, nëpër të cilat janë shprehur obsesionet e tij poetike. Poet i shprehjes intimiste, Ibrahim Kadriu është kujdesur ta bëjë vargun e vet të ngrohtë, subtil, emotiv dhe në këtë pikëpamje ka pasur suskses aq sa e kanë lejuar ajo lehtësia dhe butësia e ndjenjës dhe shprehjes së tij. Edhe pse në përmbledhjen e tij të parë mund të vërehen frymëzime dhe ekspresione stereotipe, sikundër është rasti me vjershat Lavirja, Baresha, Fshisi, prapë, Ibrahim Kadriu e ka veçuar mirë poezinë e vet me atë shprehjen e tij të butë, me ritmin e saj të zgjatur...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bujtësi:

bujtësí,-a f. mikpritje.

butësim:

butësím,-i m. zbutje.

bateri:

baterí,-a f. sh. -(të) 1. usht. njësi artilerie prej disa togash: bateri kundërajrore. 2. fig. goditje a sulme të përqendruara: bateri kritikash. 3. fiz. grup i lidhur pilash, akumulatorësh a kondensatorësh: radio me bateri.

buvesh:

buvésh,-e mb., edhe si em., i trashë nga mendja, buf.

hutesë:

hutés/ë,-a f. gjendje kur dikush është hutuar; hutim.