Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buter
butër:

bút/ër,-ri m. veter., mjek. pezmatim i mukozës së hundës a qelbëzim i grykëve (te njëthundrakët e te njerëzit); rrufë.

Sinonime / Të përafërta:
rrufë
Të ngjashme:
çutër:

çút/ër,-ra f. sh. -a(t) bucelë e vogël për verë.

putër:

pút/ër,-ra f. sh. -ra(t) shputa e këmbës e disa kafshëve a e njeriut: putra e ariut (e luanit, e maces); / pjesa e poshtme e çorapit që mbulon shputën e këmbës: është grisur putra.

butë:

bút/ë,-a f. sh. -a(t) bula e veshit.

butë:

bútë (i, e) mb. 1. që nuk të vret a nuk të gërvisht kur e prek, jo i ashpër; i brumtë; kund. i ashpër; i fortë: lesh i butë; duar të buta; i butë si pambuk; lima e butë të ha trutë (fj. u.); / që përkulet a që përpunohet lehtë: tokë e butë; metale të buta. 2. që nuk të vret veshin a syrin; që nuk të djeg; kund. i ashpër; i fortë: dritë e butë; zë i butë; raki e butë; duhan i butë. 3. që është zbutur; shtëpiak; kund. i egër: kafshët e buta; lepur i butë; gështenjë e butë. 4. fig. i urtë e i dashur; që nuk grindet; shpirtmirë; kund. i egër; i vrazhdë: njeri i butë; i butë si qengj; dënim i butë; e ka zemrën të butë (fig.). 5. me pjerrësi të vogël, jo i thyer, fushor; kund. i thyer; i ashpër: vende të buta. 6. i ngrohtë, i mirë; kund. i ftohtë; i ashpër: dimër i butë; vise të buta. 7. i imët e i shtruar; që ulet a që bie lehtë, pa përplasje: shi i butë; ulje e butë (tek.) (për uljet e anijeve kozmike në një planet).

butë:

bútë ndajf. 1. në mënyrë të butë, me të butë; kund. ashpër; fortë: e ledhatoi butë; shkel butë; bie butë; sillet butë. 2. ngrohtë; kund. ftohtë: po bën butë.