Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës butësisht
butësisht:

butësísht ndajf. me të butë, butë.

Sinonime / Të përafërta:
butë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...aq lehtësisht? Më tepër se te fjalët e saj, gjithë vëmendja dhe nguti ishin përqendruar te forma e bukur e buzëve dhe padurimi për ta puthur. Por ngrirja ishte rishfaqur edhe pas puthjeve, madje edhe pas puthjeve të saj, ato që gjithmonë ishin më të ëmblat. Deshi ta pyeste, ç'ke kështu, por butësisht, pa kurrfarë alarmi, siç pyetet partnerja naive, kur e mundon shkelja e një premtimi. Tani habitej jo me të, por me naivitetin e tij. Sidomos disa ditë më pas, kur acari nga sytë kishte kaluar te frymëmarrja, te supet, sidomos në çastet përpara zhveshjes, madje aq dukshëm, saqë ai kishte dyshuar...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...osmane, i propozoi Republikës lëshimin e Durrësit kundrejt një shpërblimi dhe një lejeje për t’u vendosur në kolonitë veneciane të Kretës ose të Negropontit (Eube). Në atë rast Venediku i qëndroi besnik politikës së tij të shmangies së hyrjes në konflikt drejtpërdrejt me osmanët, ndaj e refuzoi butësisht ofertën e Karlit, edhe pse i premtoi ndihmën e vet ushtarake. Por vetëm një vit më vonë situata e Durrësit ishte bërë aq e brishtë, saqë Senati i Venedikut mori vendim që qyteti të shtihej në dorë sapo të shihej se rrezikohej të binte në duar të osmanëve. Projekti parashikonte si dorëzimin vullnetarisht...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
botërisht:

botërísht ndajf. para të gjithëve; haptas: shpall (pohoj, pranoj, dënoj) botërisht.

imtësisht:

imtësísht ndajf. me imtësi, imët; hollësisht.

lumtësisht:

lumtësísht ndajf. lumturisht.

qetësisht:

qetësísht ndajf. 1. me qetësi, qetë, pa u ndier: lexonte qetësisht. 2. pa u ngutur e pa u rrëmbyer, gjakftohtësisht; qetas: ia tha qetësisht.

urtësisht:

urtësísht ndajf. me të urtë, me urtësi.