Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës butë
butë:

bút/ë,-a f. sh. -a(t) bula e veshit.

butë:

bútë (i, e) mb. 1. që nuk të vret a nuk të gërvisht kur e prek, jo i ashpër; i brumtë; kund. i ashpër; i fortë: lesh i butë; duar të buta; i butë si pambuk; lima e butë të ha trutë (fj. u.); / që përkulet a që përpunohet lehtë: tokë e butë; metale të buta. 2. që nuk të vret veshin a syrin; që nuk të djeg; kund. i ashpër; i fortë: dritë e butë; zë i butë; raki e butë; duhan i butë. 3. që është zbutur; shtëpiak; kund. i egër: kafshët e buta; lepur i butë; gështenjë e butë. 4. fig. i urtë e i dashur; që nuk grindet; shpirtmirë; kund. i egër; i vrazhdë: njeri i butë; i butë si qengj; dënim i butë; e ka zemrën të butë (fig.). 5. me pjerrësi të vogël, jo i thyer, fushor; kund. i thyer; i ashpër: vende të buta. 6. i ngrohtë, i mirë; kund. i ftohtë; i ashpër: dimër i butë; vise të buta. 7. i imët e i shtruar; që ulet a që bie lehtë, pa përplasje: shi i butë; ulje e butë (tek.) (për uljet e anijeve kozmike në një planet).

butë:

bútë ndajf. 1. në mënyrë të butë, me të butë; kund. ashpër; fortë: e ledhatoi butë; shkel butë; bie butë; sillet butë. 2. ngrohtë; kund. ftohtë: po bën butë.

but:

but,-iI m. sh. -e(t) vozë e madhe.

but:

but,-iII m. sh. -e(t) 1. anat. pjesa e butë në çaçkën e kokës te fëmijët e porsalindur; maja e kokës. 2. tul i butë bagëtie: but viçi.

Sinonime / Të përafërta:
shtëpiak
shpirtmirë
fushor
ngrohtë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bashkëkohore dhe, më në fund, shprehje moderne poetike, një tradicionalizëm i tillë emocional dhe formal jo vetëm mund të quhet anakronik, por, për më tepër, është edhe i dëmshëm. Hasan Hasani nuk është i pari poet, të cilit pa fije nevoje kanë filluar t'i rrjedhin lotët curril, të përcjellur me tingujt e butë të lahutës, fyellit dhe qytelisë, për shkak se jeta jonë patriarkale është në shkatërrim e sipër. Janë disa vjershëtorë më të vjetër se ai në letërsinë tonë, të cilët akoma mendojnë se mund të përtërihen Vjershat baritore të Virgjilit dhe tingujt sentimentalë të sentimentalizmit dhe të romantizmit...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...pastaj shkuan të pinin një kafe, në klubin e kooperativës. Klubi ishte gjithë tym duhani. Një radio e vogël ishte hapur gjer në fund. Fshatarët flisnin me zë të lartë. Dukej që ishin fusharakë. Flokë të zbërdhulur nga dielli, lëkurë e rreshkur. Edhe kumbimin e të folurit e kishin ndryshe: më të butë. Gjenerali pinte kafe dhe vështronte parullat e shkruara në mure, me ngjyrë të kuqe. Kuptoheshin fjalët “revizionizëm” dhe “plenum”, si dhe emri i Enver Hoxhës nën një mbishkrim. Specialisti hyri në klub i fundit, bashkë me një djalë të ri me setër kadifeje. Ata erdhën te tryeza ku ishin gjenerali...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...bizantinëve dhe nga një anë kontëve dhe dukëve të Arbrit, duke nxitur të dy palët për kapërthim. - Ja ç'po sjell ajo serë, që ju doni ta lini të kalojë mes për mes trojeve tuaja. Vdekjen po sjell. Zinë. Mirëpo, në njërin nga rrotullimet e vrullshme të krokodilit tigri dalloi, siç duket, barkun e tij të butë. Me një ulurimë ngjethëse ai iu sul përsëri kundërshtarit dhe, kur tjetri, gjatë kthimit vringthi për të kafshuar, zbuloi prapë barkun, tigrit iu desh vetëm një grimë për t'ia grisur atë me kthetrat panxhë dhe po atë çast, duke zhytur kokën në trup të armikut, i tërbuar nga gjaku i tij, me një...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...neolitike ka treguar se ky territor gjatë kësaj epoke ka qenë i banuar dendur dhe pa ndërprerje. Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona. Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi ynë gjatë neolitit të arrijë në një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë kohë. Njeriu nga...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
botë:

bót/ë,-aI f. sh. -ë(t) 1. rruzulli i Tokës me gjithçka që është në të, dheu; trup qiellor, planet: harta e botës; udhëtim rreth botës; në të katër anët e botës; sa të jetë bota; edhe sikur bota të përmbyset çfarëdo që të ndodhë, nuk kam për ta bërë diçka kurrsesi; bota është e rrumbullakët (me rrota) (fj. u.) vjen dita që gjithçka mund të ndodhë; mos bëj keq, se mund ta pësosh dikur. 2. tërësia e qenieve, e sendeve a e dukurive që na rrethojnë: bota e jashtme; bota e gjallë (organike); bota bimore (shtazore, e kafshëve); bota e sendeve (e yjeve); bota e ngjyrave (e tingujve); në botën e përrallave. 3. jeta në tokë; jetë: bota tjetër (e përtejme); doli në botë lindi; shkoi në atë botë vdiq; e dërgoi në botën tjetër (përçm.) e vrau; s’është në këtë botë s’merr vesh fare ç’po bëhet. 4. përmb. njerëzia, gjindja; njerëzit e tjerë; një njeri, dikush: si gjithë bota; sa për sy të botës sa për t’u dukur; në shtëpi të botës; e bija e botës (mospërf.) një grua a një vajzë çfarëdo; i biri i botës (mospërf.) një burrë a një djalë çfarëdo; në sy të botës para të gjithëve, haptas; fjalët (gojët) e botës; malli i botës malli i huaj; u bë gazi i botës; u çudit gjithë bota; u rrit nëpër dyert e botës; hamë bukën tonë e bëjmë duanë e botës (fig.); i nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e botës (fig.); kali i botës të lë në udhë (fj. u.). 5. shoqëria njerëzore e organizuar sipas një rendi të caktuar a me tipare historike e kulturore të veçanta; mënyrë jetese a organizimi shoqëror; rreth njerëzish të një veprimtarie, të një moshe etj.; fushë e veçantë veprimtarie: bota shqiptare; bota antike (ilire, greko-romake); bota e jashtme vendet e tjera; bota letrare (shkencore); bota e fëmijëve. 6. jeta shpirtërore e psikike; tërësia e ndjenjave, e mendimeve, e interesave etj.: bota e brendshme (vetjake); botë e vogël (e mbyllur).