Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës busull
busull:

búsull,-a f. sh. -a(t) 1. kuti e vogël me fushë të shkallëzuar dhe me gjilpërë magnetike që tregon Veriun. 2. fig. udhërrëfyes i pagabueshëm.

Të ngjashme:
brufull:

brúfu/ll,-lli m. sh. -j(t) zool. i vogli i qefullit.

burbull:

búrbu/ll,-lli m. sh -j(t) bot. ftua i egër.

kukull:

kúkull,-a f. sh. -a(t) 1. lodër fëmijësh prej cohe, prej druri, prej gome etj., që ka trajtë e fytyrë njeriu: fëmija luan me kukulla; (vajza) është si kukull është shumë e bukur; / lodër e tillë që luan në skenë: teatri i kukullave. 2. edhe si mb., mospërf. ai që sillet e që vepron sipas dëshirës së dikujt tjetër: qeveri kukull qeveri që mbahet nga të huajt ose që nuk ka fuqi.

mugull:

múgu/ll,-lli m. sh. -j(t) bot. sythi kur sapo shpërthen; bisk, bulë: mugulli i patates.

pusullë:

pusúll/ë,-a f. sh. -a(t) copë letre e shkruar zakonisht shpejt e shpejt, që i dërgohet dikujt; copë letre e shkruar: pusullë bakalli (keq.) shkresë a letër e shkruar në kartë të keqe, jo sipas rregullave dhe e mbajtur pa kujdes.