Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bust
bust:

bust,-i m. sh. -e(t) art. skulpturë njeriu nga mesi e lart.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të skulpturave apoloniate të tre shekujve të parë të erës sonë ka vepra origjinale, të denja për mjeshtra të zotë e me përvojë të madhe, portrete të stilit augustian e më të vona, si busti i Karakallës e ndonjë tjetër, por ka edhe kopje të veprave klasike, të cilat kanë një forcë të madhe shprehëse, janë shumë të bukura dhe dëshmojnë për një pjekuri artistike të autorëve të tyre (portreti i Demostenit, busti i Filozofit e ndonjë tjetër). Ndryshe ka ndodhur në relievin sidomos atë mortor, ku nuk ndeshen më kompozimet e bukura të stileve sepolkrale apoloniate dhe në vend të tyre skaliten relieve...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bast:

bast,-i m. sh. -e(t) marrëveshje me një kusht ndërmjet dy vetave që hahen për diçka: vunë (lidhën) bast; e humbi bastin.

buit:

buít (buís) jokal. v. III 1. rrjedh pak, qan. 2. edhe fig., shpërthen menjëherë e me shumicë, vërshon; gumëzhin, zien; buçet: buisën bletët; më buisi gjaku; buit uji (kur zien); më buisin veshët; më buisin këmbët më bëjnë miza-miza. 3. buluron.

bush:

bush,-iI m. sh. -e(t) bot. shkurre a dru me lëndë të fortë e të verdhë dhe me gjethe përherë të blerta: lugë (çibuk) bushi.

bush:

bush,-iII m. sh. -énj(të) mit. qenie e përfytyruar si kafshë, që jeton në këneta e ndjell shi.

but:

but,-iI m. sh. -e(t) vozë e madhe.