Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bushtrik
bushtrik:

bushtrík,-u m. sh. -ë(t) misër që nuk lidh kalli.

Të ngjashme:
kushtrim:

kushtrím,-i m. thirrje për t’u ngritur në luftë ose në gjendje gatishmërie: lëshoi (dha) kushtrimin.

ushtrim:

ushtrím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. lëvizje të trupit a të gjymtyrëve që përsëriten rregullisht për të fituar shprehitë e nevojshme; lëvizjet që bën dikush në një vegël sportive etj.: ushtrime gjimnastikore. 3. detyrë që jepet për të ngulitur njohuritë e mësuara ose për të fituar shprehitë e nevojshme: ushtrime aritmetike (gjuhësore); ushtrime të foluri.

ushtri:

ushtrí,-a f. sh. -(të) 1. forcat e armatosura të një vendi a një pjesë e tyre; tërësia e ushtarëve: ushtria shqiptare; Ushtria Nacionalçlirimtare (hist.); forcat (repartet) e ushtrisë. 2. bised. shërbimi ushtarak: mbaroi (bëri) ushtrinë. 3. fig. shumicë e madhe njerëzish të lidhur nga profesioni ose nga interesa të përbashkët: ushtria e arsimtarëve ( e të papunëve).