Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burth
burth:

burth,-iI m. sh. -e(t) bot. barishte me kërcell të shkurtër, me gjethe si zemër e me lule të trëndafilta; ciklamin i egër.

burth:

burth,-iII m. veter. sëmundje e njëthundrakëve, që shfaqet në qiellzën e gojës me flluska të mbushura me gjak.

Të ngjashme:
barth:

barth,-i m. 1. qull me miell, me yndyrë e me zorrë bagëtish. 2. sh. -a(t) anat. bajame.

gurth:

gurth,-i m. sh. -ë(t) 1. gur i vogël. 2. mjek., veter. trup i vogël i ngurtësuar brenda një organi të sëmurë, çmërs: gurth në tëmth (në veshka); pastroj gurthët e dhëmbëve. 3. gurës. 4. fillesa e gjinjve te vajzat në pubertet.

kurth:

kurth,-iI m. sh. -e(t) 1. mjet i posaçëm për të zënë shpendë ose kafshë të egra; çark, grackë: zë me kurth. 2. edhe fig., vend nga i cili nuk mund të shpëtojë askush që futet aty; gjendje e vështirë e krijuar me dredhi për dikë; dredhi; grackë: ra (e futën) në kurth.

kurth:

kurth,-iII m. kryes. sh. -e(t) 1. degëzime të bimëve bostanore. 2. gropë e vogël ku mbillet fara e këtyre bimëve.