Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burrezi
burrëzi:

burrëzí,-u m. bised. shpërf. burrë i pazoti, pa vlerë e i mjerë, që është për t’i qarë hallin: ç’e do burrëzinë.

Të ngjashme:
burrëri:

burrërí,-a (burrní,-a) f. 1. të qenët burrë; mosha e burrit. / përmb. burrat e një vendi, e një familjeje etj. 2. të qenët i fortë, trim e i besës; qëndrim a sjellje prej burri, trimëri, guxim: e përballoi me burrëri; ka burrërinë … ka guximin …; s’e jep burrnia nuk shkon me qëndrimin prej burri.

burrec:

burréc,-i m. sh. -ë(t) shpërf. 1. edhe si mb., frikacak, burracak; burrë i keq, ligaç. 2. burrac1.

grurëzi:

grurëzí,-u m. bot. barishte dëmtuese, me lule të verdha e si kalli, që rritet nëpër kullota e nëpër ara.

gurrëni:

gurrëní,-a f. sh. -(të) vala e ujit të detit, të liqenit a të një lumi, që vjen si rrjedhë; vorbull uji.

marrëzi:

marrëzí, -a f. sh. -(të) të qenët i marrë; çmenduri; budallallëk: ishte një marrëzi; hoqi dorë nga marrëzitë.