Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burreri
burrëri:

burrërí,-a (burrní,-a) f. 1. të qenët burrë; mosha e burrit. / përmb. burrat e një vendi, e një familjeje etj. 2. të qenët i fortë, trim e i besës; qëndrim a sjellje prej burri, trimëri, guxim: e përballoi me burrëri; ka burrërinë … ka guximin …; s’e jep burrnia nuk shkon me qëndrimin prej burri.

Sinonime / Të përafërta:
guxim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Gjurashi (Cërnojeviçi), djali i Stefanit që kishte vdekur rreth vitit 1465, nuk bënë asnjë qëndresë dhe ua dorëzuan kështjellën trupave osmane. Pushtimi i Drishtit, ku po përhapej sëmundja e murtajës, iu ngarkua ushtrisë së bejlerbeut të Anadollit. Për tri javë mbrojtësit e Drishtit përballuan me burrëri sulmet e trupave osmane. Vetëm pasi shkatërruan me artileri nga të gjitha anët muret e fortesës (muret rrethuese të qytetit), më 1 shtator ushtritë osmane u futën në qytetin e shkretuar të Drishtit, kurse kështjella e tij mbeti ende e papushtuar. Rreth 300 drishtianë të zënë rob, ata i vranë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
burrëzi:

burrëzí,-u m. bised. shpërf. burrë i pazoti, pa vlerë e i mjerë, që është për t’i qarë hallin: ç’e do burrëzinë.

burrërim:

burrërím,-i (burrním,-i) m. veprimi sipas foljeve.

birrari:

birrarí,-a f. sh. -(të) lokal ku pihet zakonisht birrë.

burrec:

burréc,-i m. sh. -ë(t) shpërf. 1. edhe si mb., frikacak, burracak; burrë i keq, ligaç. 2. burrac1.

barrsëri:

barrsërí,-a f. të qenët barrsë; koha e barrës.