Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burrec
burrec:

burréc,-i m. sh. -ë(t) shpërf. 1. edhe si mb., frikacak, burracak; burrë i keq, ligaç. 2. burrac1.

Sinonime / Të përafërta:
burracak
ligaç
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe gënjeshtrave të këtyre kobashëve, në anën tjetër. Kështu, për shembëll, komediografi më i shquar i Greqisë antike, Aristofani, gati gjithë krijimtarinë e vet të frytshme letrare ja ka kushtuar kom- promitimit të demagogeve, që në kohën e tij ishin shtuar jashtëzakonisht shumë. Komedia e tij, Burrecët, ndofta, është një prej veprave më të mira që ndonjëherë është shkruar mbi temën e demagogjisë. Viljem Shekspiri, gjithashtu, e ka prekur demagogjinë, kurse Mark Antoni i tij, në tragjedinë Jul Qesari, është ekzemplar interesant i demagogut të shkathët dhe të rrezikshëm. Ndër shkrimtarët tanë, ndërkaq...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
burrac:

burrác,-i m. sh. -ë(t) 1. burrë shumë i shkurtër; burrë i vogël; kund. burran. 2. shpërf. burrec1.

gurrec:

gurréc,-i m. sh. -a(t) gurrë e vogël; krua i vogël a me pak ujë.

turreç:

turréç,-i m. sh. -ë(t) zool. cinxami, ferrak.

burrë:

búrr/ë,-i m. sh. -a(t) 1. njeri i seksit mashkull në moshë të pjekur: burrë i martuar (me fëmijë); burra e gra; këpucë burrash; u bë burrë u rrit e u burrërua; burri i botës dikushi; / bashkëshort: vëllai i burrit kunati; burrë e grua - mish e thua (fj. u.). 2. edhe si mb., njeri i fortë, trim e i besës: burri i dheut burrë i zoti e trim; fjalë burrash; në shesh të burrave ballas; trimërisht; u bë burrë e hoqi frikën, u bë trim; s’e bën për burrë s’e çmon si trim; muri luan, burri s’luan (fj. u.); fjala e burrit si pesha e gurit (fj. u.); / burrë i shquar a me detyrë të lartë, personalitet: burrë shteti; është burrë (dikush).

bërruc:

bërrúc,-i m. sh. -e(t) gunë burrash prej leshi delesh, me thekë të gjatë; shark.