Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burre
burrë:

búrr/ë,-i m. sh. -a(t) 1. njeri i seksit mashkull në moshë të pjekur: burrë i martuar (me fëmijë); burra e gra; këpucë burrash; u bë burrë u rrit e u burrërua; burri i botës dikushi; / bashkëshort: vëllai i burrit kunati; burrë e grua - mish e thua (fj. u.). 2. edhe si mb., njeri i fortë, trim e i besës: burri i dheut burrë i zoti e trim; fjalë burrash; në shesh të burrave ballas; trimërisht; u bë burrë e hoqi frikën, u bë trim; s’e bën për burrë s’e çmon si trim; muri luan, burri s’luan (fj. u.); fjala e burrit si pesha e gurit (fj. u.); / burrë i shquar a me detyrë të lartë, personalitet: burrë shteti; është burrë (dikush).

Sinonime / Të përafërta:
trimërisht
personalitet
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fejuar. Ata më tepër vështronin njëritjetrin, sesa bisedonin. Djali kishte kokë të rregullt, ballë të pjerrët e të madh dhe nofullën e poshtme të gjerë. Tip alpin, mendoi gjenerali. Pas banakut rrinte banakieri. Koka e tij e rrumbullakët dukej fare e qetë midis dy pjatave me portokaj. Hyri një burrë i imët, me një çantë në dorë dhe u ul në tryezën pranë radios. - Të zakonshmen, - i tha kamerierit. Ndërsa kamerieri i përgatiste kafenë, burri i imët nxori nga çanta një fletore të trashë dhe nisi të shkruante. Ai kishte nofulla të ngushta dhe mollëzat pothuaj nuk i dukeshin fare. Kur thithte...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...kurse kokën në drejtim të kundërt. Dikush u përpoq dy-tri herë t'ia mbante kryet, siç bëjnë zakonisht në këto raste, që të mos i çahej nga përplasja, por ishte e pamundur ta mbaje atë kokë gjysmëtullace. - Kjo është një shenjë nga lart, - tha dikush nga ata që rrinin përreth. Ky ishte një burrë i hollë, që, kur e pyetën më vonë se ç'punë bënte, tha se ishte falltar shëtitës. - E çfarë shenje qenka kjo? - pyeti një tjetër. Me sytë e vet të shuar, njeriu vështroi një copë herë dridhjet e atij fatziu, pastaj sipërfaqen e ujit të lumit. -Po.- murmuriti,- shenjë nga lart. Dridhjet e tij...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...edhe eksporti i bagëtisë së gjallë. Një objekt luksi veçanërisht të kërkuar përfaqësonin kuajt, posaçërisht ata të Kolonjës. Më 1391, perandori Manueli II Paleologu i dhuroi ministrit të tij, Georg Mazalon, « kalë arbërie » (albanos hyppos), duke e quajtur atë « një dhuratë të shkëlqyer për një burrë të shkëlqyer ». Për të shkuar nga prodhuesi te konsumatori produktet e ndryshme rëndoheshin me dogana e taksa të ndryshme, që shpeshherë bëheshin objekt kontestimi mes tregtarëve dhe autoriteteve. Dhënia e privilegjeve doganore ishte kërkesa kryesore që Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzës...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
burrec:

burréc,-i m. sh. -ë(t) shpërf. 1. edhe si mb., frikacak, burracak; burrë i keq, ligaç. 2. burrac1.

barrë:

bárr/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. ngarkesë që mbartet nga një kafshë a nga një njeri: kafshë barre; një barrë dru; anoi barra; s’e vlen barra qiranë (fig.) është më i madh mundimi se fitimi, s’e vlen t’ia hysh një pune. 2. fig. një sasi e madhe, një shumicë: me një barrë fëmijë; me një barrë thinja (mustaqe); me një barrë mend; harxhoi para me barrë; kemi ngrënë një barrë kripë (bashkë) jemi miq a të njohur prej shumë kohësh. 3. fig. detyrë e vështirë, përgjegjësi e madhe; telash: barra e shtëpisë; i ra barra; iu bë barrë; e ka pasur barrë tërë jetën. 4. fëmija në barkun e nënës; pjellë, shtatzëni: grua me barrë; u bë (ra, mbeti) me barrë; leja e barrës; dridhej barra në bark të nënës (fig.) ishte tmerr i madh.

birrë:

bírr/ë,-a f. sh. -a(t) pije alkoolike e butë, që bëhet zakonisht nga elbi i tharbëtuar dhe nga sumbullarja; një gotë a një shishe me këtë pije: birrë e zezë; birra “Tirana”; shishe (gotë) birre; fabrika e birrës; pi një birrë.

burmë:

búrm/ë,-aI f. sh. -a(t) vidhë e vogël.

burmë:

búrm/ë,-aII f. sh. -a(t) fik i rreshkur.