Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burracak
burracak:

burracák,-e mb., edhe si em., keq. frikacak; kund. trim.

Sinonime / Të përafërta:
frikacak
Antonime:
trim
Të ngjashme:
ferracak:

ferracák,-u m. sh. -ë(t) zool. peshk i vogël, me gjemba në shpinë e në bark në vend të fletëve notuese; një lloj krapi i vogël.

ferracak:

ferracák,-e mb. 1. gjembash. 2. dhe si em. fig. keq. që të bëhet ferrë (për një njeri).

morracak:

morracák,-e mb., edhe si em., keq. që ka zënë shumë morra: fëmijë morracak; / fig. i fëlliqur, i ndyrë.

furacak:

furacák,-e mb., edhe si em., bised. që shkon diku i paftuar, që përzihet kot në punët e të tjerëve; futësak.

guracak:

guracák,-e mb. 1. që është me shumë gurë; shkëmbor: vend guracak. 2. edhe si em., që rron nëpër vende të ashpra malore e në shkëmbinj. 3. edhe si em., fig. që ka trup të lidhur e të fuqishëm.