Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burrëri
burrëri:

burrërí,-a (burrní,-a) f. 1. të qenët burrë; mosha e burrit. / përmb. burrat e një vendi, e një familjeje etj. 2. të qenët i fortë, trim e i besës; qëndrim a sjellje prej burri, trimëri, guxim: e përballoi me burrëri; ka burrërinë … ka guximin …; s’e jep burrnia nuk shkon me qëndrimin prej burri.

Në literaturë:
Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... Pushtimi i Drishtit, ku po përhapej sëmundja e murtajës, iu ngarkua ushtrisë së bejlerbeut të Anadollit. Për tri javë mbrojtësit e Drishtit përballuan me burrëri sulmet e trupave osmane. Vetëm pasi shkatërruan me artileri nga të gjitha anët muret e fortesës (muret rrethuese të qytetit), më 1 shtator ushtritë osmane u futën në qytetin e shkretuar të Drishtit, kurse kështjella e tij mbeti ende e papushtuar...

Të ngjashme:
burrëzi:

burrëzí,-u m. bised. shpërf. burrë i pazoti, pa vlerë e i mjerë, që është për t’i qarë hallin: ç’e do burrëzinë.

burrërim:

burrërím,-i (burrním,-i) m. veprimi sipas foljeve.

birrari:

birrarí,-a f. sh. -(të) lokal ku pihet zakonisht birrë.

barrsëri:

barrsërí,-a f. të qenët barrsë; koha e barrës.

bubërri:

bubërrí,-a f. përmb. tërësia e punëve të vogla (kryesisht në shtëpi).