Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burokratik
burokratik:

burokratík,-e mb. që lidhet me burokracinë a me burokratizmin, që vuan nga burokratizmi; që lidhet me burokratët, që është veti e tyre: qëndrim burokratik; zvarritje burokratike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...pafajshëm dhe të ndershëm, me shuarjen e lirive qytetarëve, me sistemin policor të pushtetit, në njërën anë dhe pse po ta kishin ngritur zërin do ta hubnin kokën, në anën tjetër. Heshtja e tyre në njëfarë mënyre ishte heshtje aktive dhe përmes saj ata e demonstronin mospajtimin e vet me sistemin burokratik-policor. Në atë mënyrë ata tregonin se ç'mendonin, çka donin dhe çka s'duronin, por në atë mënyrë edhe nuk e rrezikonin, ose nuk e rrezikonin shumë ekzistencën vetiake. Të hesht krijuesi në momentet historike kur nuk mund të thotë mendimin e vet ashtu siç e mendon, kur nuk mund t'i thotë të vertetës...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...shtetit bizantin, përsa kohë bujqit shqiptarë qenë furnizuesit kryesorë të financave dhe të ushtrisë bizantine. Por bashkë me rënien e klasës së bujqve-ushtarë binte roli edhe i kastës së krerëve ushtarakë, strategëve, ndërkohë që rritej pesha e pronarëve të mëdhenj të tokave dhe e aristokracisë burokratike të kryeqytetit bizantin, Konstandinopojës. Këto zhvillime të reja në gjirin e perandorisë Bizantine prekën nga afër Shqipërinë, që ishte vendi klasik i fshatarësisë së lirë dhe i stratiotëve. Ndaj, disa nga kryengritjet ushtarake më të fuqishme të shek. XI patën si teatër kryesor pikërisht...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
autokratik:

autokratík,-e mb. libr. që lidhet me autokracinë, i autokracisë; që mbështetet në autokraci: pushtet autokratik.

burokraci:

burokrací,-a f. 1. sistem qeverisjeje e drejtimi me shumë nëpunës, që mbivlerësojnë shkresat dhe metodat formale jo të shkathëta; përmb. burokratët. 2. edhe sh. -(të) dhe -ra(t) bised. veprime të zgjatura zyrtare, që zvarritin punët a pengojnë zgjidhjen e çështjeve.

burokrate:

burokrát,-e, -ja f. sh. -e(t).

burokrat:

burokrát,-i m. sh. -ë(t) 1. nëpunës që qeveris a drejton me metoda burokratike.

burokrat:

burokrát,-e mb. që sillet e vepron si burokrat.