Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burokrat
burokrat:

burokrát,-i m. sh. -ë(t) 1. nëpunës që qeveris a drejton me metoda burokratike.

burokrat:

burokrát,-e mb. që sillet e vepron si burokrat.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...nuk janë armiq të shoqërisë dhe të ndërtimit të socializmit, por janë pengesë e ndërtimit të tij qoftë në mënyrë të vetëdijshme qoftë mënyrë të pavetëdijshme. Ata janë burokratë përkah natyra e tyre, por burokratë të kategorisë së njerëzve që populli do t'i quante sherr-budallë dhe kjo do të thotë se janë qesharakë. Është e ditur se të gjithë burokratët nuk janë qesharakë, porse personazhet komike të Qamil Buxhelit janë burokratë komikc për shkak se janë të paaftë, kurse sjelljet dhe veprimet e tyre burokratike janë në kundërshtim me normat dhe kahjet shoqërore. Në një shoqëri, në të cilën burokratizmi...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
burokrate:

burokrát,-e, -ja f. sh. -e(t).

autokrat:

autokrát,-i m. sh. -ë(t) libr. sundimtar absolut.

burokraci:

burokrací,-a f. 1. sistem qeverisjeje e drejtimi me shumë nëpunës, që mbivlerësojnë shkresat dhe metodat formale jo të shkathëta; përmb. burokratët. 2. edhe sh. -(të) dhe -ra(t) bised. veprime të zgjatura zyrtare, që zvarritin punët a pengojnë zgjidhjen e çështjeve.

burokratik:

burokratík,-e mb. që lidhet me burokracinë a me burokratizmin, që vuan nga burokratizmi; që lidhet me burokratët, që është veti e tyre: qëndrim burokratik; zvarritje burokratike.