Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burnot
burnot:

burnót,-i m. 1. duhan pluhur, që thithet me hundë për të teshtirë. 2. si mb. fig. bised. keq. pa kurrfarë vlere; fare i paditur a i pazhvilluar.

Të ngjashme:
birnor:

birnór,-e mb. që është si prej biri: kujdes birnor.

burgoj:

burg/ój kal., -óva, -úar burgos. / pës. burgóhem.

burgos:

burgós kal., -a, -ur e fut dikë në burg si të dënuar. / pës. burgósem.

gurnoj:

gurn/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar 1. përdor a shpenzoj diçka me kursim; mbarështoj; ekonomizoj: gurnon shumë. 2. është dorështrënguar, është koprrac. / pës. gurnóhet v. III.

buron:

bur/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. del si burim; e ka burimin: buron nga liqeni. 2. edhe kal., edhe fig., rrjedh pa ndërprerje; kullon, qan (ena etj.): i buroi gjaku nga hundët; buron shtamba; i buron goja mjaltë (fig.); / del, vjen; e ka burimin: shqipja buron nga ilirishtja.